Siri, viktimat e sulmit kimik të regjimit të Asadit rrëfyen përjetimet e tyre

Dëshmitarët nga Idlibi i Sirisë, të cilët në ditën e djeshme përjetuan sulm me armë kimike nga regjimi i Bashar al Asadit, rrëfyen efektet e gazit klorin dhe përjetimet e tyre.

Muhammed Haxh Jusuf, përgjegjës nga Mbrojtja Civile (Helmetat e Bardha) në Serakib, foli lidhur me sulmin kimik të kryer nga forcat e regjimit të Asadit.

“Nga radiot morëm informacionin që helikopterët e regjimit kanë kryer sulme me bomba fuçi të ngarkuara me gaz klor. Të ndikuarit i larguam nga vendngjarja dhe i dërguam në spitalin më të afërt” – u shpreh Jusuf për AA.

Jusuf gjithashtu pohoi që duke i trajtuar të lënduarit, vonë e kanë vërejtur se edhe ata janë ndikuar nga gazi.

“Nisi të më nxehet trupi. Fillova të ndjej vjellje, ndërprerje të frymëmarrjes dhe marramendje. Mjekët e spitalit na i hoqën veshjet dhe nisën të na lajnë edhe neve. U krye ndërhyrja e duhur”.

Ijjad Kefrentoti, një prej dëshmitarëve okularë, tha: “Në shtëpi ishim gjashtë persona. Në njoftimin në radio të bërë nga Observatori, morën informacionin që helikopterët e regjimit të Asadit kanë hyrë në qiejt e qytetit të Serakibit. U hodhën dy bomba fuçi por nuk shpërthyen. Një shok që kishte dalë nga strehimi, duke hipur shkallëve tha që ‘Po vjen era klor’. U përpoqëm të dalim në një vend të lartë, në çatinë e shtëpisë. Dy shokë tanë u alivanosën. U ndikuam më shumë. Na u rrit temperatura e trupit. Nisëm të vjellim”.

Zona e reduktimit të konflikteve në Idlib, në dy muajt e fundit ka qenë e ekspozuar në sulme intensive ajrore. Vetëm në sulmet e muajit janar, kanë humbur jetën 211 civilë ndërkaq 1 mijë e 477 të tjerë ngelën të lënduar.

Idlibi, i cili është i vendosur në veri të Sirisë, në kufi me Turqinë, është shpallur si “zonë e reduktimit të konflikteve” në mbledhjen e Astana-së të mbajtur më 4-5 maj të vitit 2017.

Ekzaminimi i observatorit

Sipas të dhënave që AA i siguroi nga observatori i avionëve i opozitarëve në Serakib të Idlibit, helikopterët e regjimit të Asadit, dje rreth orës 22:00 sipas kohës lokale, fluturuan nga “shkolla e tankeve” në lindje të Hamasit.

Helikopterët, në ora 22:24 sipas kohës lokale, kryen sulm me bomba fuçi me klor në rrugën Orajbi në lindje të Serakibit.

Nga sulmi në terrenin 1 kilometër katrorë ku jetojnë 200 civilë, nga gazi u ndikuan 3 punonjës të mbrojtjes civile dhe 12 civilë. /Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi