Siri, regjimi kryen sulm artilerik në Al Bab

Në një sulm të regjimit të Bashar al Asadit ndaj qendrës së qarkut Al Bab, pranë Halepit, janë plagosur 5 civilë.
Siç njoftojnë gazetarët e AA-së në Al Bab, regjimi ka kryer një sulm artilerik në afërsi të një tregu në qark.

Sipas vlerësimeve të para si pasojë e sulmit janë plagosur 5 civilë. Të plagosurit janë marrë nën trajtim në spitalin në Al Bab.

Në disa vende ende vazhdojnë përleshjet që nisën në orët e mëngjesit në mes të opozitarëve dhe regjimit të Asadit, përreth qytezës Tadif, në vijën e frontit në jug të Al Bab-it.

Al Bab në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), më 23 shkurt të vitit 2017 ishte çliruar nga organizata terroriste DEASH.

Al Bab ndodhet nën kontroll të TSK-së dhe ULS-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi