Siri, organizata terroriste YPG/PKK bastis një spital dhe rrëmben 7 punonjës shëndetësorë

Terroristët e YPG/PKK-së bastisën dhe dëmtuan një spital në zonën Al-Shuhayl në pjesën periferike lindore të qytetit Deir ez-Zor në Siri dhe rrëmbyen 7 punonjës shëndetësorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, organizata terroriste YPG/PKK në orët e natës kreu bastisje në një spital në zonën Al-Shuhayl që mban nën pushtim në rajonin Deir ez-Zor.

Gjatë bastisjes terroristët e YPG/PKK-së sulmuan duke thyer kamerat e sigurisë dhe pajisjet mjekësore në spital, si dhe rrëmbyen 7 nga personeli shëndetësor të cilët i goditën pa kriter. Duke mos u mjaftuar me këtë, terroristët i vunë zjarrin 3 automjeteve dhe disa motoçikletave të spitalit.

Organizata terroriste më pas zhvilloi bastisje edhe në disa shtëpi përreth spitalit dhe rrëmbeu 3 civilë.

Situata në Deir ez-Zor

Pjesa që mbetet në lindje të lumit Eufrat në Deir ez-Zorin e përbërë kryesisht nga arabë, ndodhet nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK që nga viti 2016.

Qendra e Deir ez-Zor, disa zona në perëndim dhe lindje të tij kaluan nën kontrollin e regjimit të Asadit me ndihmën e grupeve me mbështetje iraniane dhe të Rusisë, në nëntor 2017 pas tërheqjes së DEASH-it.

Arabët që jetojnë në zonat që YPG/PKK mban nën pushtim në Deir ez-Zor herë-herë protestojnë kundër diskriminimit të popullatës së rajonit, kushtet e këqija të jetesës si dhe kundër ryshfetit dhe korrupsionit që rritet vazhdimisht në rajon.

Ndërsa organizata terroriste zhvillon bastisje në shtëpitë e atyre që marrin pjesë në protesta ndërsa me arsyetime të ndryshme rrëmben civilët, përfshirë të moshuar, fëmijë dhe të sëmurë.

Sipas të dhënave nga Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut, thuhet se nuk dihet fati i rreth 4 mijë personave të rrëmbyer në luftën e brendshme nga organizata terroriste YPG/PKK.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi