Siri, gjatë gushtit janë vrarë mbi 190 persona me torturë

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se muajin e kaluar në Siri janë vrarë 198 persona me torturë, pjesa më e madhe e të cilëve nga regjimi i Bashar Al-Asadit.

SNHR publikoi raportin për muajin gusht, ku njoftoi se 198 persona kanë humbur jetën nga tortura.

Sipas raportit, 194 prej këtyre janë torturuar nga regjimi i Asadit në vendet e ndryshme të Sirisë, ndërsa një person nga organizata terroriste YPG/PKK, një grua nga organizata terroriste DEASH si dhe 2 persona nga palë ende të paidentifikuara janë vrarë duke u torturuar.

Sipas burimeve opozitare siriane, në burgjet e regjimit gjenden të paktën 500 mijë persona./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi