Klubi spanjoll është në bisedime të avancuara me Barcelonën, por klubi “blaugrana” ka si alternativë edhe shitjen tek Whatford, skuadër që militon në Championship, në kategorinë e dytë angleze.

Manaj

Sezonin e kaluar, Manaj veshi fanellën e Spezias në Serinë A, në formë huazimi nga “blaurganat”, por në përfundim të kampionatit klubi italian hoqi dorë nga blerja e kartonit të sulmuesit kuqezi, pasi e konsideroi të shtrenjtë për buxhetin e saj. Në 29 ndeshje në Serinë A, Manaj realizoi 5 gola.