Silva Bino: Bëni dozën e tretë, edhe nëse keni kaluar virusin para 1 muaji! Ja variantet që po qarkullojnë në vend

Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh këtë të mërkurë për situatën e koronavirusit në vend, ku ka pasur rritje të infektimeve, si dhe humbje jete.

Komiteti iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, si mjeti kryesor për parandalimin e infeksionit. Mjekja Silva Bino u shpreh se duhet të bëjnë vaksinën edhe ata që kanë kaluar infeksionin para një muaji.

“Vaksinimi është mjet i rëndësishëm në lidhje me parandalimin e formave të rënda, vdekjeve dhe shtrimeve në spital. Përqindja e vaksinimit ka rënë këtë javë, në krahasim me një javë më parë.

Ndërkohë që vaksinimi me dozën e tretë ka shënuar një rritje të lehtë, por përsëri përqindja e vaksinimit ditor dhe javor mbetet e ulët, në krahasim me muajt paraardhës.

Sot në qarkullim është varianti BA5, për të cilin nuk kemi të dhëna të qarta lidhur me format që ky variant shkakton, apo vdekjet që shkakton. Kemi të dhëna të pakta edhe për transmetueshmërinë e këtij varianti. Deri tani ka transmetueshmëri të ngjashme me variantin BA2.

Qytetarët duhet të bëjnë edhe dozën e tretë, të mos merren me diskutime “jo e kam kalur”. Çdo person që ka kaluar një muaj nga kalimi i infeksionit, duhet të bëjë dozën e tretë. Nuk ka asnjë lloj diskutimi për këtë gjë”, u shpreh Bino.

Rakacolli: Vaksinimi mbetet mjeti më efikas i parandalimit të infeksionit. Duhet të mbahet maska në ambientet e mbyllura, aty ku nuk ruhet distancimi social.

Çomo: Në javët e para të qershorit kishim ulje të shtrimeve në spital, ku shifra shkoi deri në 4 pacientë, ndërsa në korrik shohim një shtim të pacientëve, që vijnë të kërkojnë ndihmë pranë Urgjencës. Të gjithë ata që vijnë për t’u konsultuar shtrohen në spital. Së paku 5-6 pacientë shtrohen në spital në ditë. Janë kryesisht persona pa vaksina, apo ata që kanë bërë vaksinimin e hershëm. Temperaturat e larta s’e kanë ulur numrin e të sëmurëve, të shtruarve në spital, por është shtuar numri, ndonëse jo në shifra të jashtëzakonshme. E rëndësishme është që grup-moshat më të prekura janë ato mbi 60-70 vjeçare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi