Sigurimet shëndetësore në fund të 2018

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka deklaruar se sigurimet shëndetësore nuk do të fillojnë për qytetarët e Kosovës pa ofruar shërbime shëndetësore të mira dhe pa pasur transparencë të plotë në fondin e sigurimit.

Ai ka thënë në emisionin “Përballje” se institucioni i cili është dashur të merret me këtë është pa staf të duhur, pa strukturë e i cili nuk mund të menaxhojë një fond e një punë kaq të rëndësishme në këtë fazë.

“Sigurimet shëndetësore janë prioritet që duhet të ndodhë, disa marrin shërbime sepse kanë të holla e të tjerëve ju shkatërrohet shëndeti sepse nuk kanë mjete, kjo pabarazi nuk duhet të ndodhë në Kosovë. Mungesa e sigurimeve krijon varfëri dhe pabarazi, dhe ky është prioritet i imi që ta ndryshojë dhe për këtë duhet kohë”, ka deklaruar Ismaili.

Sipas tij, janë duke punuar edhe me institucione tjera si Banka Botërore e Ministria e Financave që të ketë më shumë fonde të reja e resurse.

“Nuk bëhet para fundit të vitit 2018, fokusi i vitit 2018 do të jetë furnizimi me barna dhe rregullimi i shërbimeve shëndetësore”, ka deklaruar Ismaili.

Pjesën për sigurimet shëndetësore mund ta shikoni nga minuta 35-të./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi