12.5 C
Tirana

Siguria në rrugë/ Hodaj: Në fund të shkurtit propozimet konkrete. Sa do jetë gjoba për përdorimin e celularit në drejtim

Më datë:

Zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj ka dhënë informacione të tjera të hollësishme për iniciativën e ndërmarrë për ndryshime në legjislacion për çështjen e sigurisë rrugore. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Hodaj tha se në fund të shkurtit do të vijnë dhe propozimet konkrete.

“Ideja jonë është që këtë takim e pasojmë me disa tryeza në nivel teknik dhe në fund të shkurtit të këtij viti do të organizojmë një konferencë të nivelit të lartë me propozime konkrete. Kur flas për parametra nuk e kam me shifrat sa të vdekur e të plagosur ka në rrugë.
Shqipëria ka një strategji kombëtare të sigurisë rrugore dhe një nga objektivat ishte ulja e të vdekurve në 250. Por në tre vitet e fundit kemi më pak. Është ulur numri i aksidenteve, është rritur numri i sanksioneve. Por përsëri këto shifra nuk na kënaqin por duhet të na bëjnë të reflektojmë. Për ne edhe 100 apo 1 person që vdes në rrugë në qoftë se mund të evitohet duke marrë disa masa për ne është e rëndësishme”, deklaroi Hodaj.

Ai tha se Ministria e Brendshme ka disa objektiva, duke përmendur sanksionin për përdorimin e celularit, një masë të barabartë me atë për rripin e sigurimit, në vlerën e 15 mijë lekëve.
“Duke parë nga syri i Ministrisë së Brendshme ne kemi disa objektiva. E para duhet të kemi një legjislacion të përmirësuar.
Do ndryshojë sanksioni për përdorimin e celularit. Ndërhyje tjetër është ashpërsimi i kodit penal, duke diskutuar për vrasje rrugore. Një tjetër mundësi të rishikohen mundësitë për sigurimin e detyrueshëm në transportin rrugor. Për çdo ligj që ndryshohet nevojitet dhe ndryshimi i akteve nënligjore. Ka nevojë për përmirësimin e masave administrative.
Përmirësimi i burimeve njerëzore, skanojmë gjithë trupën, shohim përgatitjen e tyre, performancën e individëve. Tentojmë të ulim moshën e policisë rrugore. Impakti që kanë efektivët e rinj me ata pak më të moshuar është ndryshe. Pjesa tjetër është trajnimi. Përmirësimi i burimeve materiale. Sot u hodhën këto ide, ndryshimet e kodit rrugor, ashpërsimi i sanksioneve për përdorimin e celularëve. U mor e njëjta iniciativë për rripin e sigurimit dhe ishte goxha e efektshme. Besoj një barazim, deri në 15 mijë lekë. Një masë ndëshkimi e fortë ndihmon në parandalim”, deklaroi zëvendës ministri.
Hodaj tha gjithashtu se do kemi dhe ndryshime të kodit rrugor sa i përket kontrolleve teknike dhe ndryshim për dhënien e lejeve të drejtimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha sulmon edhe Presidentin: Si u vu Haram Begaj? Me pronat e ushtrisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ministrat, gjatë një komunikimi...

Merrnin ryshfet për të liruar patentat e pezulluara, Apeli i GJKKO shton dënimet për 7 të akuzuarit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin...

Dronët rusë dëmtojnë furnizimin me energji elektrike në Ukrainën perëndimore

Rusia ka sulmuar sërish objektet e furnizimit me energji...

Organizonin baste sportive online, arrestohen 4 shtetas

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 shtetas për organizmin...