“Siguria e Europës varet nga siguria dhe stabiliteti i Turqisë”

Ambasadori i Hungarisë në Ankara, Gabor Kiss, duke folur për procesin e anëtarësimit të plotë të Turqisë në Bashkimin Europian (BE), tha se siguria e Evropës varet nga siguria dhe stabiliteti i Turqisë.

Duke folur lidhur me marrëdhëniet Turqi-Hungari dhe procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE, Kiss tha se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Hungarisë është ndër temat e tij të preferuara dhe se ai mund të flasë për orë të tëra në lidhje me këtë temë.

“Unë jam shumë i kënaqur nga fakti që Turqia dhe Hungaria jo vetëm që kanë lidhje historike me një të kaluar shekullore, por në të njëjtën kohë jam i kënaqur edhe për lidhjet farefisnore. Ne vijmë nga i njëjti popull, të ardhur nga e njëjta rrugë migrimi”, theksoi Kiss.

“Unë do të doja t’i theksoja lidhjet historike dhe të afërta ndër shekuj mes hungarezëve dhe turqve, por gjithashtu dëshiroj të theksoj që marrëdhëniet tona aktuale vazhdojnë të zhvillohen në mënyrë serioze”, shtoi Kiss, duke shprehur kënaqësinë që këto të vërteta historike janë pranuar në masë të gjerë edhe një Turqi.

– “Liderët dhe qeveritë tona kanë marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin”

Kiss tha se marrëdhëniet ekonomike midis Turqisë dhe Hungarisë tregojnë një rritje vjetore prej 10 për qind. Ai tërhoqi vëmendjen se pas këtyre zhvillimeve qëndron përputhshmëria e dy qeverive.

“Liderët dhe qeveritë tona kanë marrëdhënie miqësore dhe e duan njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

Po ashtu, Kiss bëri të ditur se mes dy vendeve ka një bashkëpunim intensiv edhe në fushat e shkencës dhe kulturës, marrëdhënie këto të cilat ai tha se ndikojnë pozitivisht në marrëdhëniet dypalëshe.

“Siguria e Evropës në të vërtetë varet nga siguria dhe stabiliteti i Turqisë”

Duke bërë vlerësime në lidhje me procesin e anëtarësimit të plotë të Turqisë në BE, ambasadori hungarez theksoi: “Procesi i anëtarësimit të plotë të Turqisë në BE është një çështje sensitive”.

Ai rikujtoi se Hungaria vazhdimisht mbron dhe mbështet anëtarësimin e plotë të Turqisë në BE, duke thënë se “Hungaria është një mbrojtës i vërtetë i anëtarësimit të Turqisë në BE”.

“Si Hungari, ne mbështesim anëtarësimin e Turqisë në BE për shumë arsye. Në fillim të këtyre arsyeve, Turqia është vend i fuqishëm dhe fuqi rajonale. Siguria e Evropës në të vërtetë varet nga siguria dhe stabiliteti i Turqisë”, vlerësoi Kiss, duke vënë theksin mbi rëndësinë e Turqisë për Europën.

Ai konsideron se Turqia po ecën drejt Evropës në një mënyrë shumë të qartë dhe të drejtë.

Në fund, ai e cilësoi Ankaranë si qytet të bukru dhe historik, duke thënë se në këtë qytet ndihet si në shtëpi.

“Edhe njerëzit e Ankarasë janë njerëz shumë të mirë. Qytetarët e Ankarasë, kur e kuptojnë se jemi hungarezë, me sjelljet e tyre na bëjnë që të ndihemi si në shtëpinë tonë”, tha ambasadori hungarez në Turqi, Gabor Kiss./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi