Si nisi sherri në burgun e Fierit? Plagoset anëtari i grupit të Bajrajve

Më datë:

Një konflikt mes disa të burgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier, gjatë kohës së ajrimit.

Bëhet me dije se në konflikt janë përshirë Denis Brajovic (Bajri) dhe Jurgen Zotaj, të cilët kanë mbetur të dy të plagosur.

Konflikti është parandaluar nga punonjësit e sigurisë së Burgjeve, teksa të dy janë dërguar për mjekim në spitalin e Burgut dhe tashmë po kthehen sërish në qelitë respektive, të shoqëruar nga forcat e policisë.

Denis Brajovic i njohur edhe me mbiemrin Bajri, është person me rrezikshmëri të lartë , i akuzuar nga SPAK për vrasjen e Gjin Ndoj. Ndërsa Jurgen Zoto mbahet në burg për vjedhje me dhunë dhe mbajtje pa leje të armës së zjarrit.


Sipas informacioneve, i pari që ka nisur konfliktin ka qenë Jurgen Zoto i cili ka goditur Denis Bajrin.

Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të marrë masa ndëshkuese për të dy personat, teksa pritet edhe një njoftim zyrtar për mediat.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit në Fier

Erion Veliaj ka kallëzuar për shpërdorim detyre Drejtoreshën e...

U arrestua gjatë protestës, Klevin Metaj lirohet me detyrim paraqitjeje

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj...

U kap i armatosur në Tiranë, zbulohet e shkuara e 30-vjeçarit të arrestuar

Një 30 vjeçar nga Thumana kishte zgjedhur një formë...

Corriere della Sera për “Napoleonin”: Nga trafiku i drogës te jeta luksoze në Dubai

Një investigim i publikuar nga gazeta italiane “Corriere della...