Si fëmija te prindi, delfini i lënduar ndihmohet nga njeriu (video)

Ky delfin natyrisht që nuk qe me fat, pasi mbeti i bllokuar në një rrjetë peshkimi. Por arriti të shpëtojë gjithsesi, ama duke ndjerë në trup disa dëmtime.

Për këtë arsye, ai kërkoi ndihmën e të tjerëve, ose më saktë të një zhytësi.

Ky i fundit iu shfaq delfinit në çastin e duhur. Kafsha ujore iu qas si fëmija prindit për të marrë ndihmë prej tij.

Dhe pasi operacioni përfundoi me sukses, delfini tregoi mirënjohjen e tij; e përshëndeti zhytësin në mënyrën e tij dhe më pas vijoi të notonte në liri. /tesheshi.com/ 

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi