Si duhet të veproni kur iu është djegur lëkura nga rrezet e diellit?

Për shkak të temperaturave të larta që mbizotërojnë gjatë stinës së verës, shtohet dukshëm rreziku i djegies së lëkurës nga dielli.

Orari që konsiderohet më i dëmshëm për lëkurë është prej orës 11:00 deri në orën 17:00, mirëpo është i njohur fakti se për shkak të obligimeve të ndryshme jetësore ndonjëherë nuk mund të evitohet ky orar. Rekomandohet që para se të dalim jashtë shtëpisë, në ambient të hapur, së pari të lyhet lëkura me kremra kundër diellit.

Çfarë duhet bërë nëse lëkura është djegur?

Ajo që duhet të bëni në rast se jeni djegur nga dielli është që të pini sa më shumë ujë dhe të hani fruta që përmbajnë betakarotenë. Po ashtu, në pjesët e djegura kaloni një garzë të lagur me ujë të ftohtë; bëni dush të ftohtë dhe aplikoni krem për pas diellit.

Ndër zgjidhjet natyrale për pas djegies nga plazhi, janë domatet, patatet, bananet dhe kastraveci, të cilat janë shumë të mira për të qetësuar djegiet. Pritini në feta dhe kalojini në mënyrë delikate në pjesën e djegur.

Një tjetër zgjidhje shumë e mirë është lyerja e trupit në vendet ku është djegur me kos.  Kjo maskë është freskuese për trupin dhe qetëson pjesën e djegur të tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi