Shuhet aktori amerikan Al Matthews

Aktori dhe këngëtari amerikan, Al Matthews, i cili pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Britani është gjetur i pajetë në shtëpinë ku jetonte së fundmi në Spanjë.

Mediat e huaja shkruajnë se 74-vjeçari u gjet në resortin Costa Blanca në La Zenia të dielën në mëngjes. Një fqinj i tij e gjeti të shtrirë në shtrat, teksa lajmëroi ambulancën, por mjekët vetëm mund të verifikonin vdekjen e tij.

Ai ishte zhvendosur në Spanjë disa vite më parë, dhe është mjaft i njohur si Gunnery Sergeant Apone, në filmin e 1986 të James Cameron, “Aliens”. Përveç këngës dhe aktrimit, ai ishte dhe një pjestar i Marinës Amerikane dhe ka shërbyer gjatë luftës së Vietnamit. Kishte marrë 13 dekorata lufte përfshi dhe “Purple Hearts”. Pritet konfirmimi i arsyes së vdekjes./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi