
Seanca dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për prokurorin Besnik Cani është shtyrë për 20 janar. Cani, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka kërkuar shtyrje të seancës pasi do që të jetë i pranishëm mbrojtësi i tij Eduart Halimi.
Po kështu prokurori ka treguar para Kolegjit edhe se i kishte vdekur xhaxhait. Ndërkohë në seancë ishte edhe një nga anëtarët e KLP Sandër Beci.







