Misioni Artemis i NASA-s shtyhet për në vitin 2025. I programuar për t’u nisur në fund të vitit 2024, për arsye sigurie të mëtejshme, është riprogramuar për t’u nisur në shtator 2025 drejt satelitit tonë.
lajmi është bërë i ditur nga Administratori i NASA, Bill Nelson në një konferencë për shtyp.
Ndërsa misionet me astronaut në bord, Artemis 3 është përcaktuar të niset në shtator 2026 që është edhe ai që do të kthejë njeriun në sipërfaqen e Hënës në polin jugor, ndërsa rikonfirmohet për në 2028 ai i fundit i gamës, Artemis 4.
Ndryshimet e planeve mbërrijnë menjëherë pas dështimit dhe problemeve të lindura me lander-in Peregrine, i pari i një kompanie private.
Sipas Nelson, është zgjedhur të merret ende kohë për të zgjidhur probleme që kanë të bëjnë me kabinën e astronautëve, me përmirësimin e sistemit për kontrollin e ventilimit e te temperaturës dhe baterisë.