“Shtëpitë” me llamarina, ambiente për jetesën e personave të varfër në Etiopi

“Shtëpitë” prej llamarine në hapësira dy metër katrorë, numri i të cilave rritet çdo ditë e më shumë në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa, paraqesin hendekun midis të pasurve dhe të varfërve në vend.

Strukturat me llamarinë ku është e vështirë të strehohen më shumë se disa persona dhe të cilat vërehen në rrugët e kryeqytetit pranë shtëpive private ku jetojnë të pasurit, përdoren nga personat që punojnë si roje nate, personat e varfër dhe herë pas here edhe nga femrat që ushtrojnë prostitucion.

Në këto strehimore qëndrojnë ata persona që vijnë në kryeqytet për të punuar nga qytete të tjera dhe që me paratë e fituara nuk kanë mundësi të marrin me qira një dhomë, dhe pavarësisht të ftohtit të acartë të natës ata përpiqen të jetojnë në këto ambiente. Këto strehimore me llamarina numri i të cilëve është rritur masivisht në 10 vitet e fundit nuk mbrojnë as nga i ftohti, por ata që i përdorin e ndiejnë veten me fat nga mijëra persona të tjerë të pa strehë që enden nëpër rrugët e kryeqytetit.

Ndërsa disa persona që punojnë si roje nate dhe disa të tjerë që ndërtojnë këto strehimore për të fituar para në rajonin Chichinia ku janë të pranishëm baret dhe kafenetë i japin këto strehimore me qira për femrat që prostituojnë.

“Ëndrra ime ishte të arsimohesha dhe të ndryshoja jetën time”

Teklel Ketar, në moshën 20 vjeç i cili ditën punon për lyerjen e këpucëve, në mbrëmje shkon në shkollë dhe natën punon si roje në një hotel, vazhdon jetën e tij në një prej strehimoreve me llamarina të vendosura në anë të rrugës në Kazanchis, një prej lagjeve në qendër të qytetit./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi