Shtëpia e Bardhë: Kemi filluar tërheqjen e trupave amerikane

Teksa në proces është kalimi në një fazë të re në luftën kundër organizatës terroriste DEASH, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë filluar t’i tërheqën ushtarët, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

“Para pesë vitesh, DEASH-i ishte shumë i fuqishëm në Lindjen e Mesme dhe tani SHBA ka mposhtur këtë grup që shpalli kalifatin”, tha Sanders në një deklaratë me shkrim.

Deklarata e Sanders erdhi pak pasi presidenti amerikan Donald Trump shkroi në Twitter se Washingtoni ka mposhtur DEASH-in dhe kjo ka qenë arsyeja e vetme e pranisë së forcave amerikane në Siri.

Sanders ka theksuar se fitoret në Siri kundër DEASH-it nuk sinjalizojnë përfundimin e Koalicionit Global kundër kësaj organizate.

“Teksa kalojmë në një fazë të re në luftën kundër DEASH-it, ne kemi filluar t’i tërheqim mbrapa ushtarët amerikanë”, ka thënë Sanders.

Më herët gjatë ditës, media amerikane, duke cituar persona të njohur me çështjen, raportoi se ushtria amerikane planifikon të tërhiqet plotësisht nga Siria.

Raportimi i medias amerikane pasoi pas paralajmërimit të një operacioni ushtarak në Sirinë verilindore nga ana e presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan kundër organizatës terroriste YPG/PKK, e cila është mbështetur nga SHBA me pretendimin e luftës kundër DEASH-it.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi