Shtatzënë për herë të dytë, zbulohet gjinia e fëmijës së Rihannës

Pothuajse një vit pas lindjes së djalit të saj, Rihanna dhe partneri i saj, A$AP Rocky, po përgatiten të mirëpresin frytin e dytë të dashurisë së tyre.

Këngëtarja e njohur zbuloi shtatzëninë me paraqitjen e saj në Super Bowl Halftime Show në shkurt dhe pritet të lindë në verë.

Spekulimet për gjininë e foshnjës filluan të qarkullojnë në internet pasi Rihanna u pa në një qendër tregtare në Los Angeles së fundmi.

Paparacët e kapën duke bërë blerjen e saj në një dyqan bebesh dhe fakti që ajo po shikonte kostume për fëmijë në ngjyrë rozë, bëri që fansat të supozojnë se ajo është në pritje të një vajze.

Natyrisht, siç kanë theksuar disa, ajo kishte bërë diçka të ngjashme gjatë shtatzënisë së saj të parë dhe më në fund solli në jetë një djalë. Pra, e gjithë kjo mund të jetë vetëm informacion i rremë.

https://www.instagram.com/p/Cq_d8FUvIAa/?utm_source=ig_web_copy_link

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi