10.5 C
Tirana

Shtatorja e Skënderbeut vendoset në qendër të Tuzit

Më datë:

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bëri me dije se shtatorja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu u vendos në Tuz të Malit të Zi.

Shtatorja e heroit kombëtar u vendos në sheshin qendror të komunës së Tuzit. Pas ndarjes së Tuzit nga Komuna e Podgoricës dhe krijimi i një komune të re, kuvendi i këtij qyteti njëzëri miratoi vendimin për ngritjen e shtatores së Skënderbeut.

Në ceremoninë që i parapriu vendosjes së shtatores, ishin të pranishëm qytetarë të Malit të Zi si dhe të ardhur nga hapësira mbarëshqiptare dhe diaspora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontribues financiarë kryesisht ishin anëtarë të shoqatave shqiptare të “Mërgatës së Malësisë” në SHBA.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tiranë/ 7-vjeçari humb jetën në aksident, shoferi arratiset

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një...

Rrjoll, protestuesit futen në kantier, policia përballet me banorët me skafandra

Banorët e Rrjollit kanë protestuar edhe sot kundër ndërtimit...

U hodh në kanionet e lumit Osum, vijojnë kërkimet për shtetasin e humbur

Në kanionet e lumit Osum në Skrapar po vijojnë...

Balluku në qendër të diskutimeve, socialistët mblidhen këtë javë

Më 26 shkurt, në orën 11:00, grupi parlamentar i...