Shtatë shqiptarë arrestohen nga policia gjermane, si u futën ilegalisht dhe përdorën një kompani për të…

Shtatë shqiptarë të moshës 22 deri në 50 vjeç janë kapur nga policia gjermane.

Secili prej tyre akuzohet se kanë tentuar të hyjnë ilegalisht në vend dhe janë punësuar në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu për një nga shtatë personat dhe një tjetër shqiptar është bërë kallëzoi për kontrabandë me të huaj.

Ndërkohë dy kontrabandistët ishin drejtues të automjete që u ndaluar për kontroll nga policia kufitare.

Ishin oficerët e policisë federale që ndaluan një minibus dhe një makinë me targa gjermane dhe nga kontrolli vetëm një 29 vjeçar është identifikuar.

Mirëpo, drejtuesi 30-vjeçar i makinës dhe gjithsej gjashtë pasagjerë nga të dyja automjetet nuk i kishin dokumentet që duheshin për qëndrimin në Gjermani.

Ndërsa të pyetur nga policia shqiptarët kanë deklaruar se aktualisht punonin në një kompani gjermane.

Por sipas hulumtimeve të Policisë Federale në Rosenhei, rezulton se ata janë punësuar pa kontrata pune dhe duket se punojnë ilegalisht.

Në përputhje me urdhrin e gjykatës së rrethit Rosenheim, shoferi i automjetit u burgos së bashku me gjashtë bashkatdhetarët e tij shqiptarë, të cilët përballen me akuzën e tentativës për hyrje të paligjshme.

Nga atje me shumë gjasa do të duhet të largohen nga vendi për në atdheun e tyre, thotë policia federale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi