Shqiptarët “çajnë” rrethimin e Covid-19, pushime në Turqi e Egjipt

Pandemia nuk i ka frenuar shqiptarët të udhëtojnë jashtë për pushime.

Edhe pse mundësitë janë të kufizuara, hapja e shumëpritur e kufijve ka sjellë përgatitjen e valixheve për plazhet e Turqisë.

Qarkullimi nuk është shumë i lartë, siç do të ishte kjo periudhë vere në kushte normale, por megjithatë fluturimet janë të përjavshme drejt destinacioneve që presin shqiptarë.

Oferta në destinacionet turistike turke ka qenë e kënaqshme dhe me një ulje të lehtë çmimesh krahasuar me një vit më parë.

Sipas aktorëve të tregut, resortet shqiptare duhet ta kishin shfrytëzuar këtë moment pandemie për të mbajtur pushuesit brenda vendit, duke iu ofruar atyre shërbime më cilësore dhe duke ndryshuar mënyrën si kanë funksionuar deri tani. Ndonëse është vështirë të konkurrojmë me vendet e rajonit, çdo vit strukturat akomoduese kanë njohur zgjerim. Problematika e sektorit është ofrimi i shërbimit, çka i ka detyruar në një farë mënyrë pushuesit shqiptar të shkojnë drejt Greqisë apo Turqisë.

Në një situatë si 2020 në qoftë se do të menaxhohet mirë do të ishte mjaftueshëm që t’i shërbente edhe tregut të brendshëm. Ne ende kemi nevojë të rrisim numrin e strukturave hoteliere edhe për tregun e brendshëm, edhe për tregun ndërkombëtar.

Ky është një proces që nuk mbyllet për një apo dy vjet, por është në vazhdimësi që shkon në sinkron edhe me politikat e suportit të qeverisë.

Janë shumë pika në bashkërendim edhe me investitorët, qoftë shqiptarë, qoftë të huaj, në hapjen e strukturave hoteliere, por në raportin e brendshëm, këto struktura duhet të jenë më të përgatitura që të japin mundësi t’i shërbejnë tregut të brendshëm dhe këtu flasim për një strukturim total të tyre”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi