Shqipëria shënon golin e parë në përballjen me Moldavinë, duke u afruar kështu drejt kualifikimit në Euro 2024. Sfida e rëndësishme vijon ende, ku dy skuadrat po luftojnë për të arritur fitoren.
Shqipëria luan në transfertën e Kishinievit ndaj vendasve të Moldavisë në kuadër të kualifikuese për Euro 2024. Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho janë shumë pranë sigurimit të biletës për në Europianin e Gjermanisë, teksa kryesojnë Grupin E dhe iu mjafton një pikë për të siguruar matematikisht kualifikimin.
Sa i takon formacionit, konfirmohet në portë titullari Etrit Berisha, në qendër Ismajli me Gjimshitin ndërsa në krah Hysaj dhe Mitaj, në mesfushë, Asllani me Ramadanin, teksa disi më i avancuar është Bajrami, në krahët e sulmit Seferi me Asanin dhe në qendër Cikalleshi.
Formacioni zyrtar:
Atmosfera në stadium ndjehet sikur Shqipëria luan në shtëpi, me tifozët që janë tejet entuziastë teksa kanë pritur kuqezinjtë me ovacione.
Përballja e sotme Moldavi- Shqipëri shënon një “finale” të parakohshme për kuqezinjtë, të cilët nëse fitojnë kualifikohen zyrtarisht për Euro2024, duke siguruar një biletë për në Berlin.