Shqipëria gjen fitoren e parë për këtë vit

Më në fund, pas një viti, Shqipëria arrin të fitojë një ndeshje. Edhe pse përballë jo një publiku të shumtë në numër, Kombëtarja shqiptare mundi 2-0 Armeninë në “Air Albania”. Trajneri Reja, në ndeshjen që mund të jetë edhe e fundit për të në krye të kuqezinjve, kishte bërë shumë ndryshime në ndeshjen e fundit të këtij viti, duke lënë në stol lojtarë si Hysaj, Ismajli, Nedim Bajrami, Abrashi dhe Bare, ndërsa për të dirigjuar lojën kishte futur Asllanin.

Është pikërisht fantazisti i Interit që bën shumë mirë në minutën e 28-të, me një krosim perfekt në zonë, aty Çokaj ul mjaft bukur për Skukën dhe ky i fundit nuk fal, duke gjetur cepin e portës. Goli i parë si titullar me fanellën kuqezi për sulmuesin e Partizanit.

Kaq për pjesën e parë, me miqtë që poseduan topin, por çaluan në fazën finale. E dyta nis me tre zëvendësime, në fushë hyn Bare, Ramadani dhe Cara, largohen Laçi, Çokaj dhe Muçi.

Për të ardhur në 52-të, ku Skuka i vetëm para portierit gabon rëndë.

Dhjetë minuta më Shqipëria përfiton penallti.

Është Cara, që merr 11metërsh.

Nga pika e bardhë Asllani me gjakftohësi nuk fal. Goli i tij i parë me Kombëtaren.

Ndeshja pati ritëm deri në fund, Cara shënon, po goli anulohet për jashtë loje, ndërsa miqtë në limite godasin shtyllën. Gjithsesi nuk pati më gola, me kuqezinjtë që dalin me kokën lart.

 

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi