Shqipëri, organizohet Panairi i Bashkimit Europian

Në kuadër të Javës Evropiane 2019 në Tiranë po organizohet sot Panairi i Bashkimit Evropian (BE), i cili i dedikohet Evropës dhe të rinjve.

Qytetarë të shumtë kanë vizituar stendat e panairit njëditor, në të cilat shtetet anëtare të BE-së prezantojnë vendet dhe aktivitetet e tyre në Shqipëri. Panairi i BE-së 2019 ka në fokus të tij aktivizimin e rinisë, bizneset sociale, vullnetarizmin, arsimimin dhe shkëmbimet ndërkulturore mes të rinjve.

Gjatë orëve të zhvillimit të panairit qytetarët do të kenë mundësi të argëtohen, të bëhen pjesë e diskutimeve rreth temave që prekin të rinjtë në Shqipëri, studimin në vendet e BE-së, aktivizimin e të rinjve, etj.

Gjatë kohës së panairit do të zhvillohen edhe disa panele diskutimi me të ftuar të veçantë, si: “Sfidat e migrimit për shqiptarët e rinj”, “Ekoturizmi dhe mbrojtja e mjedisit në Shqipëri” dhe “Si mund të kontribuojë nxitja e vullnetarizmit dhe aktivizimi i të rinjve”.

Në stendat e panairit u promovuan produktet dhe projektet e vendeve të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Programi do të përfundojë me një diskutim të hapur me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca dhe me një koncert.

Panairi i BE është aktiviteti më i madh i Javës së Evropës 2019 në Shqipëri, ndërsa në kuadër të Javës Evropiane në të gjitha qytetet e Shqipërisë u organizuan një sërë aktivitetesh, të cilat kishin kë fokus integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi