Shqipëri- Mal i Zi, marrëveshje për njohjen e sigurimeve shoqërore

Shqipëria dhe Mali i Zi, finalizuan marrëveshjen në fushën e sigurimeve shoqërore.
Në një njoftim për shtyp, Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën të ditur se, delegacioni shqiptar u kryesua nga Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë Olta Manjani ndërsa delegacioni malazez u kryesua nga Zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale Edina Dešić.
Rreth 2,500 shtetas shqiptarë, kryesisht sezonal që punojnë në vendin fqinj do të përfitojnë nga kjo marrëveshje, e cila pasi të kalojë etapat teknike, do të hyjë në fuqi me ratifikimin nga Parlamentet respektive.
“Mbetemi të angazhuar për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptarë, me qëllim që puna e tyre të njihet dhe të garantohet me ligj”, thuhet në njoftimin e MFE-së.
Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për të siguruar një trajtim të barabartë të të gjithë të punësuarve, punëmarrësve dhe të vetëpunësuarve, të cilëve konkretisht do t’i njihen periudhat e sigurimit dhe të kontributeve në të dyja vendet.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi