Shqipëri–Itali, bashkëpunim për reformimin e kuadrit ligjor në farmaceutikë

Më datë:

Shqipëria dhe Italia do të bashkëpunojnë për përmirësimin e kuadrit ligjor në fushën e farmaceutikës, drejt përafrimit të mëtejshëm të sistemit farmaceutik shqiptar me praktikat më të mira evropiane.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala gjatë takimit me përfaqësues të Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA), u ndal në hapat që po ndërmerren për përmirësimin e aksesit të qytetarëve në barna të sigurta, cilësore dhe efektive, në përputhje me standardet evropiane.

Takimi u zhvillua në një moment të rëndësishëm për vendin tonë, teksa Shqipëria vijon të përparojë në procesin e integrimit evropian dhe në përafrimin e legjislacionit me acquis të Bashkimit Evropian në fushën e barnave dhe produkteve farmaceutike.

Në këtë kontekst, modernizimi i kuadrit ligjor dhe rregullator është një domosdoshmëri jo vetëm për përmbushjen e detyrimeve të integrimit, por edhe për garantimin e aksesit të qytetarëve në barna të sigurta, cilësore dhe të përballueshme.

Gjatë bisedimeve, u diskutua edhe për nevojën e krijimit të një modeli më të qëndrueshëm të tregut farmaceutik, që mbron interesin publik, sigurinë e pacientit dhe atraktivitetin e tregut për operatorët dhe industrinë. Në këtë kuadër, u evidentua rëndësia e reformës së re në çmimin dhe furnizimin e barnave, si dhe e masave që synojnë të forcojnë qëndrueshmërinë e sistemit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit të mundshëm institucional përmes një Memorandumi Mirëkuptimi, i cili aktualisht është në fazë diskutimi dhe do të krijonte një bazë të rëndësishme për shkëmbim përvoje, asistencë teknike dhe forcim kapacitetesh në fusha me rëndësi strategjike, si forcimi i kapaciteteve në vlerësimin e teknologjive shëndetësore (HTA); mbështetja në inspektimet GMP dhe standardet e cilësisë; forcimi i farmacovigjilencës dhe shkëmbimi i informacionit për sigurinë e barnave  dhe bashkëpunimi në politikat rregullatore, autorizimin e barnave dhe sistemet e kontrollit të cilësisë.

Palët ndanë bindjen se bashkëpunimi me AIFA-n mund të kontribuojë ndjeshëm në përshpejtimin e përafrimit të kuadrit shqiptar me standardet evropiane dhe në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia zbulon arsenal armësh në Tiranë, nënë e bir të dyshuar

Zbulohet një bazë armatimi në Tiranë. Në kuadër të...

Aksion i gjerë në burgje, sekuestrohen sende të ndaluara në Durrës dhe Rrogozhinë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi sot se ka...

Përfundon me sukses misioni hënor Artemis II

Astronautët e misionit Artemis II janë kthyer me sukses...

Ndahet nga jeta Eliot Engel, miku i madh i Kosovës

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel,...