Shqipëri, 80 mijë persona të diagnostikuar me diabet

Në mbarë botën diabeti po kthehet në një epidemi me 7 milionë të diagnostikuar çdo vit. Shqipëria nuk mund të mbetet pas.

Janë 80 mijë persona që jetojnë më këtë sëmundje dhe sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik vetëm vitin e kaluar u regjistruan 5 mijë raste të reja.

Diabeti nuk kursen as të vegjlit. Mjeku Endokrinolog Florian Toti thotë se janë rreth 600 fëmijë të prekur.

Ka disa simptoma përmes të cilave diabeti mund të dallohet.

“Nëse prindërit vënë re tek fëmijët urinim të shpeshtë gjatë natës, etje, apo nuk po shton në peshë të bëjnë një matje glicemie dhe e kuptojnë nëse ka diabet” , tha ai.

Por më i përhapur është tipi 2 që prek të rriturit. Mjekët thonë se mund të parandalohet nëse tregohet kujdes.

Një nga shqetësimet që ngrenë mjekët është mungesa e rimbursimit të fishave të matjes së glicemisë për pacientët mbi 25 vjeç.

Vitin e kaluar si pasojë e sëmundjeve endokrine, ku përfshihet edhe diabeti, humbën jetën 251 persona.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Edhe lepujt janë trima!

Ky është momenti i jashtëzakonshëm kur një lepur trime, përleshet me një lepur sa katër herë të përmasave të saj. Lepuri i madh kafe fillimisht...

Flamujt e origjinës së mallrave po “zhduken” në shumë dyqane

Shumë subjekte afariste në Kosovë nuk po e zbatojnë në masën e duhur udhëzimin administrativ që obligon...

FOTO/ Aksident i rëndë në Tiranë, 2 të plagosur, dërgohen te Spitali i Traumës

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Sauk – Tiranë.

Së fundi

YouTube sjell rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para nga kjo platformë

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në...

Irak, arrestohet një terrorist i DEASH-it në Airoportin e Bagdadit

"Shërbimi Kundër Terrorizmit arriti të arrestojë të ashtuquajturin koordinator të përgjithshëm administrativ të bandave terroriste të DEASH-it, të njohur si Abu Nabaa, me anë...

Europianët thithin ajër më të pastër se 10 vite më parë

Cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm në Europë gjatë 10 viteve të fundit, por shumë europianë vazhdojnë të vdesin para kohe për shkak të...