SHPRESËN SUPIT DO TË MBAJ…! Nga: Luan Sheshi

Shkon viti ditësh tretur,

koh’ e derdhur aty-këtu,
Dimri plak aty i mbetur,
mbill një moll,pri një ftu.

Me terbim erërat luginës,
kokën përplasur mbi mal,
deti valët hedhur shpinës,
lëpirë gjuhët pa bërë fjal’.

Dhe një vit prap arratiset,
tjetri zbret në djep pa faj,
shtyr’,tërhequr do betiset,
Shpresën supit do të mbaj…

Luan Sheshi: 28 dhjetor 2014…

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi