Shpresë për Schumacher, Jean Todt ngroh tifozët: Po përmirësohet

Jean Todt, ish shefi i Ferrari, është nga të paktët persona që përcjell lajme në lidhje me gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher. Todt, i cili i ka qëndruar pranë Schumi dhe familjes së tij në këtë kohë të vështirë, në një intervistë të fundit për Bild, u shpreh se: “Michael po përmirësohet pak nga pak dhe i sigurt”.

16090886588626

Që nga viti 2013, lajmet që vijnë nga legjenda e Formula 1, janë të pakta pasi familja e tij është kujdesuar në detaje për të mos dalë asgjë nga vila e tyre në Gjenevë e cila është kthyer në një spital modern. Ndër të tjera në intervistën e tij, Todt theksoi se ai aksident ka lënë pasoja të qarta tek Schumacher i cili për fat të mirë ka pranë familjen e tij dhe mbi të gjitha bashkëshorten Corinna e cila është kujdesur për të në mënyrë të admirueshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi