Shpërthimi i dytë brenda ditës në Rusi, tubacioni i gazit pranë Shën Petersburgut

Një tubacion i gazit natyror ka shpërthyer jashtë Shën Petersburgut në Rusi, duke shkaktuar një zjarr të madh që mund të dallohej me kilometra të tëra larg.

Sipas Ministrisë ruse të Emergjencave, shpërthimi u shkaktua nga një dështim i tubacionit dhe askush nuk u lëndua nga incidenti.

Presioni në tubacionin e gazit raportohet se është ulur dhe termocentrali aty pranë ka filluar punën me naftë për të siguruar furnizim të pandërprerë me ngrohje, shkroi guvernatori i rajonit Alexander Drozdenko në Telegram.

Ky është shpërthimi i dytë brenda ditës në Rusi, pasi të paktën nëntë persona, përfshirë katër fëmijë, u vranë në një shpërthim gazi në ishullin lindor të Rusisë Sakhalin, më herët sot.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi