Shpërthim në një pikë karburanti në Romë, 21 të plagosur

Më datë:

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e sotëm zonën e Prenestinos në Romë, në një pikë karburanti në Via dei Gordiani, duke shkaktuar një zhurmë të madhe që është dëgjuar në disa lagje të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake të zjarrfikësve, incidenti ndodhi pak pas orës 08:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga shkëputja e një pompe të cisternës që furnizonte pikën e karburantit. Nga vendi i ngjarjes u ngrit një re e dendur tymi, e dukshme nga pjesë të ndryshme të qytetit.

Autoritetet konfirmuan se 21 persona janë plagosur, përfshirë edhe nëntë policë, një zjarrfikës dhe një punonjës i urgjencës. Fatmirësisht, asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.

Zjarrfikësit ndodheshin në vendngjarje për një zjarr të mëparshëm, kur ndodhi shpërthimi i madh. Dyshohet se një kamion ka goditur një tubacion, çka mund të ketë shkaktuar rrjedhje gazi dhe më pas shpërthimin. Për pasojë u prek edhe personeli shëndetësor që ishte në vendngjarje.

Flakët përfshinë një depo që ndodhej pas pikës së karburantit dhe u dëmtuan disa ndërtesa përreth. Disa kalimtarë gjithashtu mbetën të lënduar nga xhamat e thyer dhe copat e mbetjeve që fluturuan në ajër.

Banorët e zonës përjetuan momente paniku.

“U zgjuam nga një shpërthim, menduam se ishte bombë”, tregoi një banore e një ndërtese pranë shpërthimit.

Zjarrfikësit janë ende në vendngjarje dhe po punojnë për të siguruar zonën dhe zbardhur shkaqet e shpërthimit.

Ndërkohë, hetimet paraprake nuk përjashtojnë shkarkimin e gazit si shkak të mundshëm të incidentit.

Në një parking pranë zonës është ngritur një postë mjekësore paraprake. Atje dërgohen personat e plagosur ose të asfiksuar trajtohen dhe stabilizohen përpara se të transportohen në spital për ndihmë më të specializuar.

Sipas zëdhënëses së Prokurorisë së Romës, Elisabetta Accardo, zjarri nuk është ende i fikur plotësisht. Shpërthimi ka shkaktuar efekte zinxhir, duke e bërë situatën të rrezikshme. Ajo tha për mediat se prioriteti i autoriteteve është pastrimi i zonës dhe kontrolli nëse ndokush tjetër ndodhet ende në rrezik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gjyqi i Beqajt për Sterilizimin, SPAK kundërshton kërkesat e ish-ministrit

U mbajt sot në 17 korrik procesi gjyqësor në...

Ndërron jetë nëna e Kris Jenner, mesazhi prekës i saj

Momente të vështira po kalon Kris Jenner, e cila...

Apeli jep vendimin për vrasjen e Santiago Malkos: Selmani do të vuajë 28 vite burg

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin...

Revolta vijon në shesh, protestuesit pas 48 ditësh: “Jo dialog me Ramën”

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike hyn...