Shpërthim me eksploziv në një objekt në ndërtim në Vlorë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në qytetin e Vlorës. Policia bën me dije se eksplozivi ka shpërthyer në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet tek “Uji i Ftohtë”.

Objekti është në pronësi të D. K., ndërsa nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Nderkaq policia ka nisur punen per identifikimin dhe kapjen e autorit.

NJOFTIMI

Vlorë/Informacion paraprak

Në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D. K., dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi