5.5 C
Tirana

Shpërndanin kanabis në doza të vogla, arrestohen dy të rinjtë në Shkodër

Më datë:

Policia e Shkodrës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Gjatë aksionit, janë sekuestruar doza me lëndë narkotike kannabis sativa, ndërsa janë në flagrancë 2 poseduesit.

Njoftimi i policisë:

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me punonjësit e Policisë të Seksionit të Trafikut Interurban & Urban në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

N. H. 25 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, të dy banues në Koplik. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla, është organizuar puna dhe vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Koplikut”, nga punonjësit e Policisë Rrugore në DVP Shkodër është ndaluar mjeti me të cilin udhëtonin këta shtetas.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20 doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Makina e djegur, policia: Në mjet u gjetën katër armë zjarri

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin...

Agjenti i AMP-së i plagosur në Rinas në gjendje kritike për jetën

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë...

Rinas, atentat ndaj një automjeti – një person humb jetën, një tjetër plagoset

Një atentat i mirëorganizuar. Kështu dyshon policia se bëhet...

Takimi Trump – al Sharaa, Siria negociata për bashkimin me Marrëveshjet e Abrahamit?

Vetëm disa orë pas takimit të tij me presidentin...