Shpërfillet kërkesa e deputetëve 6+, Dedaj nuk shkarkohet as pas ultimatumit për largim nga Qeveria

 

Deputetët e Grupit 6+ janë në pritje të një vendimi nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj për kërkesën që kanë, shkarkimi i zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Gjergj Dedaj.

Albert Kinolli, kryetar i Grupit 6+ ka thënë për KosovaPress se janë në pritje dhe deri në momentin që është telefonuar nga KP (pas orës 18:00) nuk ka ndonjë lëvizje në lidhje me kërkesën e këtij grupi parlamentar.

“Po presim nuk ka ndonjë lëvizje”, tha Kinolli.

Ndonëse gjatë ditës u raportua se këta deputetë  kanë kërkuar që sot  deri në orën 16:00 të shkarkohet zëvendësministri i Punëve të Jashtme Gjergj Dedaj, Kinolli e mohon këtë.

“Jo s’është ultimatum, ndoshta merret ndonjë vendim të hënën”, tha Kinolli.

Megjithatë mediat kanë cituar deputetin  Fikrim Damka nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, i cili ka deklaruar se janë takuar me kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin dhe me një këshilltar të presidentit Thaçi dhe aty e kanë bërë të ditur këtë qëndrim.

Nëse nuk shkarkohet zëvendësministri Gjergj Dedaj, deputetët turq sot largohen nga Qeveria

Nëse nuk shkarkohet zëvendësministri Gjergj Dedaj, deputetët turq sot largohen nga Qeveria

“Qëndrimet tona janë të qarta. Presim qe deri sot në ora 4 të shkarkohet Dedaj nga posti i zëvendësministrit të Jashtëm.  Ne ende nuk e kemi marr asnjë vendim zyrtar që e ka marr kryeministri. Po presim vendimin. Ju kemi thënë që vendimin do ta presim deri në ora 4”, ka thënë deputeti.

KosovaPress ka bërë përpjekje për ta konkaktuar edhe Damkën por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Ndryshe kërkesa për shkarkimin e Dedajt vjen nga deputetët e komunitetit turk në Kosovë të mbështetur edhe nga kolegët tjerë nga radhët e minoriteteve pas një deklarate të tij në Facebook, i cili ka shkruar se Turqia dhe Serbia po synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë përmes emisarëve të tyre.

Qeveria e Kosovës është distancuar nga deklarata e zëvendësministrit Dedaj.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh qëndrim se, deklarimet mediale që kanë përmbajtje gjuhën fyese ndaj Republikës së Turqisë, nga kushdo qofshin, janë të papranueshme dhe nuk paraqesin politikën zyrtare të Qeverisë Haradinaj, as kur ato thuhen nga ndonjë zyrtar i kësaj qeverie apo kushdo qoftë tjetër”, ka thënë ditë më parë kryeministri Haradinaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi