Shpenzimet ushtarake globale në vitin 2017 arrijnë 1.7 trilionë dollarë

 

Sipas një sondazhi ndërkombëtar të bazuar në Stokholm, shpenzimet ushtarake globale shënojnë rritje në 1.7 trilionë dollarë në vitin 2017, më e larta që nga Lufta e Ftohtë.

Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm (SIPRI) në një njofitm theksoi se shpenzimet ushtarake globale janë rritur për 1.1 për qind krahasuar me vitin 2016, një vlerë që është e barabartë me 2.2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të botës.

Pesë shpenzuesit më të mëdhenj në vitin 2017 janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Arabia Saudite, Rusia dhe India, të cilat së bashku përbëjnë 60 për qind të shpenzimeve ushtarake globale, thekson SIPRI.

“Shpenzimet ushtarake të Kinës përsëri janë rritur në vitin 2017, duke vazhduar trendin rritës të shpenzimeve që kanë zgjatur më shumë se dy dekada. Shpenzimet ushtarake të Rusisë kanë rënë për herë të parë që nga viti 1998, ndërsa shpenzimet e SHBA-ve mbeten të vazhdueshme për vitin e dytë të njëpasnjëshëm”, thekson raporti.

Instituti tha se shpenzimet e përgjithshme ushtarake nga të gjithë anëtarët e NATO-s përfshirë Turqinë janë 900 miliardë dollarë në vitin 2017 dhe përbëjnë 52 për qind të shpenzimeve globale.

“Shpenzimet e vazhdueshme ushtarake botërore janë një shkak për shqetësim serioz”, tha Jan Eliasson, kryetar i bordit SIPRI, në një deklaratë që shoqëronte rezultatet e sondazhit.

“Kjo minon kërkimet për zgjidhjet paqësore të konflikteve anembanë botës”, tha Eliasson.

Sipas studiuesit të SIPRI Nan Tian, i cituar në raport, rritjet e shpenzimeve ushtarake botërore në vitet e fundit kanë qenë kryesisht “për shkak të rritjes së konsiderueshme të shpenzimeve nga vendet e Azisë dhe Paqësorit dhe Lindjes së Mesme, si Kina, India dhe Arabia Saudite”.

“Në nivel global, pesha e shpenzimeve ushtarake është duke u zhvendosur qartë nga rajoni euroatlantik”, tha Tian.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi