Shpendi: Faleminderit! nuk vijmë në Bruksel për një foto të tavolinës së “gatuar”

Koalicioni qeverisës nuk do ta ketë mbështetjen e Partisë së Shpend Ahmetit, (PSD) për procesin e dialogut me Serbinë, pasi që sipas kryetarit të kësaj partie opozitare Shpend Ahmetit partia që ai drejton nuk pranon asnjëherë të mbështes diçka që mund të jetë “gatuar” në dëm të Kosovës vetëm për hirë të një fotografie që më vonë mund të fajësohen për një marrëveshje të gabuar.

“Duhet ta kuptoj  presidenti, kryetari i kuvendit, dhe  kryeministri, se nëse vërtet  duan pjesëmarrjen e opozitës atëherë duhet të jenë shumë me të sinqertë me atë se çka po bëjnë, përndryshe nëse janë punët e kryera e po na ftojnë vetëm sa për sy e faqe që me dal në fotografi dhe me pas me shpërnda fajin për një marrëveshje përfundimtare jo Faleminderit!” tha Ahmeti duke u përgjigjur në pyetjen e Kosova Post se a do ta mbështes PSD, koalicionin qeverisës në dialogun me Serbinë.

Sipas tij është për keqardhje ajo që po ndodh me këtë proces të dialogut , derisa nuk ka asnjë paragraf të vetëm se çka po ndodh në tavolinën e Brukselit.

“Dëgjojmë se në Bruksel gjithçka është në tavolinë, i bien që aty mund të diskutohet edhe për rendin kushtetues tonin edhe për territoret e Republikës të cilat diskutime për ne janë të papranueshme. Mungon informimi qe dy takime me Vuçiqin nuk ka pasur ndonjë deklaratë apo komunikatë. Këto gjera nuk ecin kështu, askush nuk mund të merret vesh për Kosovën pa e pasur përkrahjen e shumicës parlamentare”, tha ai.

Kreu i Social Demokratëve, vlerësoi se Kuvendi  duhet të jetë  bartës i dialogut duke mandatar dikë me 2 të 3-tat e votave, në të kundërtën nuk do ta kenë mbështetjen opozitare.

“Na nuk kemi asnjë informatë se çka pi ndodh. Në asnjë mënyrë nuk e kanë përkrahjen për këtë proces jo transparent. Kemi kërkuar që çështja të diskutohet në kuvend dhe të mandatohet dikush” shtoj Ahmeti. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi