Shpend Ahmeti reagon pas vendimit që të mos ketë rinumërim në Prishtinë

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me mosrinumërimin e votave në Prishtinë.

Shpend Ahmeti ka thënë se me në fund një vendim i drejtë i gjyqësorit.

“Më në fund një vendim i drejt i gjyqësorit. Nuk ka pas asnjë bazë ligjore që të merret ai vendim nga PZAP dhe supremja e vërtetoi këtë fakt” ka thënë Ahmeti.

Ai ka shtuar se nuk ka ndonjë arsye për zvarritje të numërimit të votave me kusht dhe ato me postë.

“Tash me rëndësi të numërohen sa më shpejtë votat me kusht dhe ato me postë. Nuk ka kurrfarë arsye për zvarritje” ka deklaruar Ahmeti për Indeksonline.

Gjykata Supreme ka pranuar ankesën e LVV të bazuar lidhur me mosrinumërimin e votave në Prishtinë dhe Prizren./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi