19.5 C
Tirana

Shoqëria e Transportit bllokon terminalin e ri të autobusëve: Po favorizohen të paligjshmit, qytetarët e kanë shumë larg

Më datë:

Shoqëria e Transportit Ndërqytetas, ka dalë sot në protestë, pasi sipas tyre terminali të cilin ka propozuar Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë organizim.

Sipas përfaqësuesve të shoqërisë linjat e paligjshme vijojnë që të marrin një numër shumë të madh të pasagjerëve, duke bërë që ata të dalin me humbje.

“Ka nevojë për më shumë rregull në terminal, duhet të largohen linjat e paligjshme. Institucionet të mos vendosin për ne pa na pyetur, ajo që kërkojmë ne është vetëm të zbatohet ligji.

Do të detyrohemi të dorëzojmë licencat, duhet të ketë më shumë rregull për oraret e nisjes së mjeteve.

Të shkrihen stacionet e linjave të paligjshme, largësia e stacionit që kanë bërë favorizon të paligjshmit.

Po na pengohet puna, është shqetësuese, po bëhet korrupsion për vendet e qëndrimit.

Do të vijojmë protestat nëse s’plotësohen kërkesat tona, ose do të bllokojmë qarkullimin”, shprehen për fax News përfaqësuesit e shoqërisë së transportit ndërqytetas.

Kujtojmë se pak ditë më parë Bashkia e Tiranës e zhvendosi terminalin e autobusave të jugut në afërsi të Kthesës së Kamzës, duke shkaktuar kaos dhe vështirësi te qytetarët që vijnë në kryeqytet nga rrethet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...