Shoqata e Informatikës së Kosovës e lanson fushatën “Mërgata për TIK”

Qëllimi i nismës “Mërgata për TIK” është që ta orientojë një pjesë të remitancave të mërgatës në drejtim të edukimit të të rinjve në fushën e TIK (ICT). Besojmë që investimi më i mirë është në edukim dhe me këtë t’i bëjmë të pavarur ekonomikisht sa ma shumë të reja e të rinj në Kosovë. Njëra prej fushave ku rinia e Kosovës ka shumë potencial është TIK (ICT). Pandemia i ka ndërruar rregullat e punës në të gjithë botën. Nga ajo u kuptua që edhe puna nga larg (remote) është e mundshme. Kështu që përmes kësaj nisme dëshirojmë që të hapim mundësi të reja për të rejat dhe të rinjtë në Kosovë.

Duke e pasë parasysh që rinia jonë me shumicë flet gjuhë të huaja (anglisht dhe gjermanisht kryesisht) besojmë që nëse bëhet investim i edukimit të kësaj rinie në fushën e TIK, frutat e para të këtij investimi mundemi t’i vjelim shumë shpejt.

IDEJA
Diaspora shqiptare ka kontribuar gjithmonë në vendlindje. Ka kontribuar në ndarjen e diturisë, në lobim në diplomaci dhe nga ditët e para me remitanca.

Sipas një kërkimi nga “njëkomb”, në mërgim janë të paktën 13.8 milion por me gjasë janë mbi 18.6 milion shqiptarë.

Sipas një artikulli tek Evropa e Lirë:
“Për 13 vjet, Kosova ka pranuar afër nëntë miliardë euro remitenca. Në Kosovë, në vitin 2020, vlera e remitencave, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ishte rreth 940 milionë euro. Kurse në tremujorin e parë të këtij viti, vlera e remitencave kap shumën e mbi 200 milionë eurove. Remitencat në Kosovë paraqesin kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore. Përgjatë viteve, remitencat kanë pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të vogla. Pjesa më madhe e remitencave, sipas të dhënave të BQK-së, shkojnë për konsum, pastaj në investime, kryesisht në blerje të patundshmërive.”

Pra me aq sa shohim remitencat janë orientuar ne dy kategori: konsum dhe patundshmëri.
Ideja e kësaj fushate ka lindë si nevojë e orientimit të ri të remitencave që vijnë nga diaspora drejt TIK-ut (ICT-së) pasi besojmë që Kosova ka potencial të madh të zhvillohet në këtë drejtim.

REALIZIMI TEKNIK

Janë 3 grupe të akterëve:

Ofruesit e kurseve: ofrojnë kurse në TIK, me zbritje 20%.
Dhuruesit nga mërgata: e mbulojnë pagesën e kursit 50%.
Nxënësit-studentët: e ndjekin kursin dhe e mbulojnë pagesën e kursit 30%.
Për shkak të përfshirjes së më shumë nxënësve, një nxënës-student mund të marrë kurs te një ofrues i kursit në vlerë prej deri në 100 Euro, vetëm një herë.

Aktualisht i kemi tri kompani që ofrojnë kurse:

Për programera, Master Code dhe Shkolla HelloWorld.

Shoqata e Informatikës i fton edhe kompanitë e tjera t’i bashkohen fushatës.

Trajnimet e ofruara nga Për programera:

Front-end Developer (Teknologjitë: HTML5, CSS3, Sass, Bootstrap) | 60 Euro | Mosha: 15+
PHP Developer (Teknologjitë: MySQL, PHP, Laravel) | 50 Euro | Mosha: 15+
Python Developer (Teknologjitë: MySQL, Python, Django) | 50 Euro | Mosha: 15+

Trajnimet e ofruara nga Master Code:

Programim CODE – Mësoni logjikën e programimit | 30 Euro
Programim Scratch – Mësoni koncepte më të avancuara të programimit | 30 Euro
App inventor – Mësoni të krijoni aplikacione për platformën Android | 35 Euro

Trajnimet e ofruara nga Shkolla HelloWorld:

Python Programming | 100 Euro | 2.5 Muaj | Mosha: 18+
Introduction to Machine Learning | 100 Euro | 2.5 Muaj | Mosha: 18+
Pagesat nga diaspora

Diaspora do kenë mundësi të paguajnë:

Trajnim specifik për të afërmen/afërmin e vet
(I rekomandohet që gjatë pagesës të cek emrin e atij që dëshiron me i pagujt trajnimin dhe në fund t’i dërgohet një kod specifik) –
Këtu do jetë një shumë fikse – psh 25-50 Euro për trajnim në njërin prej moduleve apo varësisht prej modulit edhe pagesa.
Pagesë si kontribut i përgjithshëm
Kjo përfshin pagesa në shuma të ndryshme duke mos u kufizuar. Shoqata NUK mbledh para, por vetëm e koordinon aktivitetin. Mërgimtari e zoton shumën, dhe kur të gjendet nxënësi dhe ofruesi i kursit – shuma shkon direkt tek ofruesi i kursit.
SI BËHET PËRZGJEDHJA:
Bëhet një shpallje publike dhe aty do kenë mundësi të regjistrohen studentët potencialë në listën e pritjes. Përzgjedhja do bëhet sipas “First come, first served” – të parët që regjistrohen të parët do të përfitojnë.

Kriter i vetëm do jetë: shtetas-e i-e Kosovës dhe të jetë në moshën e përshtatshme për trajnim.

Gjatë trajnimeve mund të ketë edhe takime me inxhinierë me përvojë në TIK (ICT) apo biznismenë të fushës që do t’i ndanin përvojat e veta dhe kjo do ta nxiste më shumë dëshirën për të mësuar te studentët.

Në fund të trajnimit mund të mbahen sesione të shkurta si:

Shkrimi i CV-së dhe njoftimi me platformat për rrjetëzim si LinkedIn.
Njoftim për “numrin personal fiskal në ATK” ku studentët do udhëzoheshin të marrin një të tillë momentin që dëshirojnë me punu remote/freelance.

Do të krijohet një website që do të përfshinte:

Statistikat se sa është kontribuar deri më tani (shuma totale)
Sa të reja dhe të rinj janë trajnuar deri më tani dhe në cilat fusha
Publikimi i arritjeve të studentëve që kanë qenë përfitues nga fushata – nëse p.sh. dikush prej tyre fillon punën si freelancer/remote apo në ndonjë kompani në Kosovë
Nëse ndonjëri/grup prej tyre kanë hap biznes të tyre të bëhet nje kategori e vecantë në website ku janë kontaktet e tyre (me pëlqimin e tyre).

Ideja fillestare ishte e Fitim Adilit që është edhe dhuruesi i parë, e përkrahur nga Shoqata e Informatikës dhe kompanitë “Për programera” dhe “Master Code”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi