Shokon ministri austriak i Mbrojtjes, sulmon “ushtrinë e tij”: e paaftë të mbrojë veten dhe popullin

Ministri Austriak i Mbrojtjes, Thomas Starlinger ka paralajmëruar se ushtria nuk është më në gjendje të mbrojë qytetarët, por as veten, e kjo vetëm disa javë pasi nxiti reagim të fortë publik duke propozuar pezullimin e shfaqjeve në Ditën Kombëtare të Ushtrisë Austriake më 26 tetor, sipas tij, për shkak të mungesës së fondeve.

Ai vlerëson se ushtria nuk do të jetë në gjendje të paguajë faturat në një vit e gjysmë.

Ministri në qeverinë e ekspertëve theksoi se ushtria nuk mund të mbrohej më kundër sulmeve në internet.

Kur bëhet fjalë për sulmet në internet, ushtria tashmë nuk ka asnjë mbrojtje, dhe në rast të një ndërprerje të energjisë të shkaktuar me qëllim, kazermat do të jenë në errësirë ​​pasi ato nuk janë më të ndara nga furnizimi civil – komentoi ai.

Meqenëse ushtria nuk ka as stacionin e vet të karburantit, ajo, siç paralajmëron Starlinger, do të ishte plotësisht e paralizuar.

Sa i përket mbrojtjes ajrore, ai i tha gazetës vjeneze DiePresse se nëse dikush dëshiron të fluturojë mbi Austri në mënyrë të paligjshme, duhet të presë vetëm që të bie nata, sepse e di që atëherë nuk ka pothuajse asnjë kontroll të hapësirës ajrore.

Starlinger thekson se duhet të merret një vendim politik deri në çfarë mase Austria dëshiron të mbrojë hapësirën ajrore.

Më 10 shtator, Starlinger do të propozojë që rekrutimi ushtarak të rifillohet në tetë muaj, pasi aktualisht është gjashtë muaj trajnim, pa ushtrime të mëvonshme. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi