Shokohen tifozët spanjoll, Real Madrid e shet yllin e ekipit

Real Madrid verën e ardhshme pritet të sjell në ekip emra të mëdhënje si Neymar, Hazard apo Mbappe. Por për të bërë blerje të mëdha, Real është i detyruar të bëjë edhe shitje të bujshme.

Fjala është për yllin spanjoll, Marco Asensio, i cili mund të largohet nga Real Madrid verën e ardhshme.

Është Real Madrid që po mendon shitjen e tij shkruan Marca.

22 vjeçari nuk po gjen hapësira të nevojshme në formacionin e Julen Lopetegui, edhe pse shihej si zëvendësues i Cristiano Ronaldo.

Lajmi për largimin e Asensios nga Real Madrid, ka alarmuar skuadra si PSG dhe Manchester City, që janë të gatshme të paguajnë shumë të konsiderueshme parash për talentin spanjoll.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi