Shokët nuk harrojnë Mehmet Qemën, lule e qirinj në vendin ku u vra nga Marjus Dema

Kryeqyteti do të tronditej ditë me parë nga vrasja e 27-vjeçarit Mehmet Qema, krim për të cilin akuzohet shoku i tij Marjus Dema, që ndodhet në burg.

Ngjarja ndodhi teksa viktima dhe autori së bashku me shokët e tyre ndodheshin në një kafe pranë një ndërtese tek “5 Maji”. Në rrethana që janë ende të paqarta Dema qëlloi me një plumb në gjoks Qemën e për pasojë ky i fundit humbi jetën.

Autori ka thënë se ngjarja ka qenë aksidentale dhe se nuk e dinte që arma ishte e mbushur.

Ndërkohë shokët e Mehmet Qemës janë ritkhyer edhe njëhërë në vendin e ngjarjes, për të kujtuar 27-vjeçarin.

Me lule në duar, qirinj të vendosur në tokë dhe me lot në sy, reperi Marin, Erlin Peka, Blerim Hoti (këta dy të fundit ndodheshin në momëntin e vrasjes) kanë përkujtuar shokun e tyre që u nda nga jeta në lule të rinisë.

“Ti do të jesh gjithmonë me ne, gjaku ynë”, është një ndër dedikimet për Mehmet Qemën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi