Shmangën mbi 8.8 milionë lekë taksa, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim shoqërinë “Erblen” dhe administratorin

Më datë:

Prokuroria e Fierit ka pëfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shoqërinë Erblen shpk dhe administratorin e saj, Ardjan Kumanaku, për veprën penale ‘Mospagimi i taksave dhe tatimeve’.

Nga hetimet e nisura në shkurt të vitit 2020, u provua se shoqëria Erblen Sh.p.k., ushtron veprimtarinë e saj tregtare me objekt të veprimtarisë ndër të tjera “Projektimi dhe zbatime të ndërtimit të banesave shumëkatëshe, veprave rrugore dhe infrastukturore, ndërtime civile e industriale, etj”. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë ndaj shoqërisë kanë lindur detyrime tatimore të cilat nuk janë paguar me një vlerë totale prej 8,884,799 lekësh.

Sipas prokurorisë së Fierit, hetimet provuan se megjithëse ndaj këtij subjekti ishte evidentuar një detyrim tatimor, ishin marrë masat administrative në funksion të mbledhjes së detyrimit, nga ana e administratorit të shoqërisë nuk u shlye. Nga ana e prokurorisë u dokumentua fakti se, subjekti ka qenë në kushtet e aftësisë paguese pasi, në llogarinë e subjektit janë transferuar, derdhur, tërhequr cash, shuma të konsiderueshme monetare, gjatë kohës që detyrimi ka ekzistuar.

Po kështu sipas prokurorisë u dokumentua fakti se gjatë kësaj periudhe, administratori i shoqërisë, jo vetëm që nuk ka marrë masat e duhura për shlyerjen e detyrimeve, por, se nga ana e tij janë kryer veprime aktive duke tërhequr cash nga llogaria bankare e shoqërisë vlera monetare, menjëherë sapo shumat derdheshin në llogari.

Në përfundim të hetimeve “Për përgjegjësinë penale të personave juridik”, Prokuroria e Fierit, ka dërguar për gjykim shoqërinë “Erblen” Sh.p.k., dhe administratorin e saj shtetasin Ardjan Kumanaku me akuzën për kryerjen e veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...