Shkup, takim pune për inkluzion social të romëve

Në organizim të Komitetit të Helsinkit për Mbrojtje të të Drejtave të Njeriut sot në Shkup u mbajt tryeza e rrumbullakët me temë “Kriza e refugjatëve në Republikën e Maqedonisë, gjendja momentale, sfidat dhe hapat e ardhshëm”.

Pjesëmarrësit në diskutim thanë se situata momentale me krizën e refugjatëve është përmirësuar dukshëm për dallim nga para dy vitesh, porse migracioni illegal ende është një nga problemet më të mëdha dhe çështjet e pazgjidhura me çka refugjatët vihen në situatë të pambrojtur.

Drejtoresha e Komitetit të Helsinkit në Shkup, Uranija Pirovska tha se ngjarja e sotme ka për qëllim t’i dëgjojë informacionet nga institucionet të cilat kanë qenë të kyçura në krizën e refugjatëve dhe tentuan t’ua përmirësojnë qëndrimin këtyre personave në Maqedoni. 

Ajo theksoi se për dallim nga vitet e kaluara gjendja me krizën e refugjatëve është transformuar në diskurs më stabil, porse lëvizjet ilegale migratore dhe deportimi ilegal ende paraqesin problem.

“Për momentin ajo që më së shumti më shqetëson është deportimi ilegal i refugjatëve në Greqi dhe pamundësia që të marrim informacione se çka ndodh me ata refugjatë të cilët në atë moment kur mbërrijnë në Tabanoc e braktisin kampin me qëllim që të lidhen me grupet trafikante dhe të gjejnë dalje ilegale nga territori i Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Pirovska e cila shtoi se ka apeluar deri te MPB-ja se nevojitet gatishmëri më e madhe për ndjekjen e kësaj situate meqë refugjatët çdoherë bëhen viktima për lloje të ndryshme të abuzimeve.

Pirovska tha se institucionet në Maqedoni duhet të jenë të vetëdijshme se sërish mund të ndodh eskalim me krizën e refugjatëve, siç tha, ku mbretëronte situatë ku nuk kishte kurrfarë kushtesh në shtet për mbrojtje të refugjatëve.

Dag Sigurdson, përfaqësues i UNHCR-së në Shkup, tha se gjatë këtij viti janë regjistruar 14.200 kalime ilegale nëpër Maqedoni, që mesatarisht do të thotë 50 persona në baza ditore.

Siç theksoi ai, për dallim prej para dy viteve, tani është karakteristike se bëhet fjalë për një profil tjetër të refugjatëve, gjegjësisht rreth 19 për qind e tyre janë burra pa familje të cilët përdorin mjete të ndryshme të transportit të siguruara nga trafikantët. Ai tha se deri tani në Maqedoni 130 persona kanë parashtruar kërkesa për azil, porse të njëjtit zhduken para se të procesuohen lëndët e tyre.

“Gjendja momentale në Greqi është shqetësuese meqë atje ka presion të madh. Nuk kemi dëshmi me të cilin mund të tregojmë se një numër i konsiderueshëm i tyre do të arrijnë këtej, por duhet të jemi të përgatitur në të ardhmen”, tha Sigurdson.

Jasmin Rexhepi nga organizata joqeveritare “Legis” theksoi se në krahasim me situatën e para dy viteve, tani ekziston një situatë e re me të cilën përballen refugjatët, meqë tani “Rruga Ballkanike” është e mbyllur, ndërsa janë hapur kanale për migracion të parregullt me çka refugjatët u bënë viktima të trafikimit.

Lidhur me sfidat u tha se mbetet të shihen të drejtat dhe nevojat e refugjatëve të cilët hyjën në territorin e vendit, informim korrekt nga ana e mediave për këtë gjendje, informacione të sakta dhe të konfirmuara pa ksenofobi dhe retorikë antimigratore që mund të sjellë deri te kërcënimi i kësaj kategorie të njerëzve./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi