Shkup, hapet Shkolla Dimërore “Qëndrim i Besueshëm”

Nën organizimin e Shoqatës për Edukim dhe Mendim “Fettah Efendi” në Shkup, është hapur Shkolla Dimërore 2019 e titulluar “Qëndrim i Besueshëm”.

Në kuadër të shkollës, është realizuar seminari “Kritika e modernizimit, Kur’ani dhe besimi” nga ligjëruesi në Universitetin Shtetëror të Tetovës (UT), Prof. Dr. Metin Izeti.

Kreu i Shoqatës “Fettah Efendi”, Sevba Abdula, në deklaratën e tij për AA tha se, që dy e vite e gjysmë në kuadër të aktiviteteve të shoqatës janë duke organizuar programe të ndryshme periodike.

Në këtë drejtim, ai bën të ditur se, kanë synim për të mundësuar që të rinjtë dhe pjesëmarrësit në këtë program të arrijnë të kuptojnë vetënjohjen.

Abdula tregon se në program marrin pjesë ligjërues nga Maqedonia, si dhe nga Turqia. “Në mesin e temave që do të trajtojmë është çështja e besimit në marrëdhëniet mes njerëzve në kuadër të vetënjohjes. Një qëndrim ku del në pah informacioni, morali dhe veprimi”, u shpreh ai.

Ndërsa Izeti, tha se gjatë fjalimit të tij do të mundohet të shpjegojë konceptin e besimit në Kur’an, dhe se si reflekton ky koncept në jetën e njerëzve, në marrëdhëniet shoqërore nën dritën e Kur’an-it.

Ai, gjatë ligjëratës së tij në seminar theksoi se, një ndër problemet kryesore të modernizmit është se termat duken të mëdha, por se në brendi janë të zbrazët.

“Kur’an-i nuk mbështetet në polemikë. Nuk mbështetet në debat. Diskutimi në rrugën e së vërtetës nuk jep rezultate. Shkenca e bën këtë, hedh edhe teori, por mbetemi të privuar nga rezultatet”, u shpreh Izeti, duke treguar se gjatë fjalimit të tij do të trajtojë ajetin e 110-të të sures Ali Imran, në Kur’an.

Izeti tha se në ajetin e sipërpërmendur shquhen tre parime themeltare, urdhri për “maruf” (urtësi, dija, kultura e thellë shpirtërore), ndalimi i “munkerit” (ndalesa e mospërfilljes së begative të Zotit) dhe siguria ekzistenciale duke u mbështetur në Fuqinë Krijuese.

“Këto 3 çështje janë recetë, janë një ilaç për 3 problemet më të rrezikshme të modernizmit. Njerëzit modern, njerëzit e kësaj periudhe janë duke vuajtur nga varfëria, mungesa dhe korrupsioni” tha ai.

– “Kur’ani duhet të bëhet një brend”

Ai më tej ka theksuar se Kur’an-i duhet të bëhet një markë, një brend në periudhën në të cilën jetojmë.

“Jo të jetë si një libër që qëndron diku në qoshe, por edhe në një markë. Markë të cilën edhe jomuslimanët do të mund të sjellin në jetën e tyre. Jo vetëm muslimanët. Mund të mendoni se ky mendim tani është utopik. Por jo nuk flas utopik. Kjo ka ndodhur në histori, janë ngjarje që kanë ndodhur. Duhet të bartim paradigmën të cilën kanë nxjerr në pah ato ngjarje”, theksoi Izeti.

“Pas adhurimeve themelore në rrugën drejt Allahut, ajo që më së shumti do të mund t’ju afrojë tek Allahu është që të bëni punën tuaj si ekspert”, shtoi ai, duke treguar se çdo punë që bëjmë duhet të jetë cilësore.

Një ndër problemet kryesore sot në botë, thotë ai, është mos konsultimi i njerëzve me njëri-tjetrin, duke përfunduar se mos bisedimi i problemeve, mungesa e komunikimit trondit besimin e njerëzve.

Gjatë programit 3 ditor, i cili do të përfundojë më 24 shkurt specialisti i Psikologjisë së Menaxhimit Dr. İbrahim Zeyd Gerçik nga Universiteti Şehir do të ligjërojë tema të ndryshme rreth çështjes së “qëndrimit të besueshëm në marrëdhëniet njerëzore”, rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Prof. Dr. Mehmet Dursun Erdem “Arsimi dhe Rinia në Ballkan” si dhe anëtari i Bordit të Administruesve të Besuar të Fondacionit Maarif të Turqisë, Selim Cerrah në temën “Të jesh i ri”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi