Shkrimtari Ismail Kadare feston sot 88-vjetorin e lindjes, urime të shumta nga politika shqiptare

Shkrimtari ynë i njohur Ismail Kadare feston sot 88-vjetorin e lindjes.

Në drejtim të tij kanë shkuar urime të shumta. Presidenti Bajram Begaj i ka uruar një jetë të gjatë dhe me shëndet shkrimtarit tonë të madh.

“Universi i tij i mrekullueshëm letrar i përcolli Shqipërinë perëndimit, nëpërmjet Ilirisë, legjendave ballkanike, Homerit në epopetë shqipe dhe Eskilit në dramat e kohëve moderne. Kadare eshtë një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin”, shkroi ai.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama zgjodhi që të shpërndajë një video në nderim të tij.

Përmes një postimi në rrjete sociale, edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar gjeniun e letrave shqipe.

“Gëzuar ditëlindjen kolosi i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare”, shkruan Veliaj.

Shtëpia ku jetoi dhe punoi për shumë vite për të shkruar disa nga veprat e tij më të njohura letrare, Ismail Kadare është kthyer nga Bashkia Tiranë në muze.

Banesa ndodhet në një prej pallateve me më tepër histori në kryeqytet në qendër të Tiranës, ku shkrimtari ka jetuar për rreth 15 vite dhe ka shkruar disa nga kryeveprat e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi