Shkon në 2 numri i të arrestuarve për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka

Pas 20-vjeçarit Kristjan Kemendi, policia njofton se ka arrestuar edhe Marjan Kolën 53 vjeç, si person që është i përfshirë apo ka dijeni mbi vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka.

Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se Kola është arrestuar në Morinë, teksa po tentonte të largohej nga vendi. Kujtojmë se vrasja e ish-deputetit ndodhi të hënën, shumë pranë banesës së tij.

Ai dyshohet se është qëlluar me një plumb të vetëm prapa shpine, por që rezultoi fatal për të, pasi i preku organet jetësore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi