14.5 C
Tirana

Shkodra realizon për herë të parë dy ndërhyrje koronare live

Më datë:

Për herë të parë në qytetin e Shkodrës, janë kryer me sukses dy ndërhyrje koronare live, të udhëhequra nga mjekët Aurel Toma dhe Florim Cuculi.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga Ministria e Shëndetësisë: ”Mirëmëngjes  nga Shkodra, ku për herë të parë u realizuan live dy ndërhyrje koronare me udhëheqjen e ekografisë intravaskulare( IVUS), nën drejtimin e Prof. Dr. Aurel Toma dhe Prof. Dr. Florim Cuculi, së bashku me ekipin e kardiologëve intervencionues të Spitalit Rajonal të Shkodrës.”

Ndërhyrjet u realizuan nën drejtimin e ekografisë intravaskulare (IVUS), një teknikë moderne që ndihmon në vizualizimin e brendshëm të enëve të gjakut dhe përmirëson saktësinë e trajtimeve koronare.

Aktiviteti u zhvillua gjatë konferencës “Shkodra PCI 2.0: Daily Work Dilemmas in Interventional Cardiology”, e cila u organizua për të dytin vit radhazi nga Shërbimi i Kardiologjisë i Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Në konferencë morën pjesë mbi 80 specialistë të njohur nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke sjellë një nivel të lartë ekspertize të hemodinamikës shqiptare.

Ministria e Shëndetësisë thekson se këto ndërhyrje përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në avancimin e teknologjive kardiologjike në vend dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal mes specialistëve të fushës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, shpallet në kërkim një 35-vjeçar

Lidhur me vrasjen e biznesmenit në Elbasan, Edmond Mëhalla,...

Djali i Hajdarit kujton babain: Jeta mes familjes, politikës dhe sportit

Sot përkujtohet Dita e Lëvizjes Studentore të vitit 1990,...

Berisha në 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit: Rama kundër interesave të rinisë shqiptare

Partia Demokratike përkujtoi sot 8 dhjetorin, me rastin e...