Shkodra përkujton 2 prillin, katër të rinj u vranë në 1991

Në Shkodër u përkujtuan 4 dëshmorët e demokracisë që humbën jetën më 2 prill të vitit 1991. Familjarët e të rinjve që u vranë në protestat e para 27 viteve, mendojnë se ende nuk është bërë drejtësi për gjakun e derdhur atë ditë nga regjimi komunist.

“Drejtësia nuk ka vepruar, prandaj i lutemi zonjës Arta Marku të marrë në dorë fatin e dy prillit”, thotë një prej familjarëve.

Në ceremoninë e zhvilluar në Shkodër mori pjesë edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Ai theksoi se njësoj si 27 vjet më parë, ata që i konsideron pinjollët e diktaturës, po mjerojnë shqiptarët. Duke hequr një paralele me ngjarjet e fundit në Kukës, i dërgoi një paralajmërim Kryeministrit Rama.

“I them sot nga Shkodra se ajo që nisi në Kukës, nuk do të ndalet dhe nuk ka për të ndaluar derisa tirania e krimit të rrëzohet. Kukësi u përball dhe e ndali të keqen, së bashku me Kukëisn do ta zbrapsim atë, le të jetë ky një fillim i mbarë i pranverës që po vjen”, tha Basha.

Sipas Bashës, detyra e madhe e PD është që me njerëzit e thjeshtë të shkëpusin njëherë e mirë ato që kryedemokrati i cilëson si lidhjet e politikës me krimin./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi