Shkodër, aktivitet përkujtimor për 15 Korrikun

Turqia sot shënon përvjetorin e tretë të tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO, ndërsa brenda dhe jashtë vendit organizohen aktivitete të ndryshme përkujtimore për Ditën e Demokracisë dhe Bashkimit Kombëtar.

Me rastin e 15 Korrikut, në qytetin e Shkodrës u mbajt aktivitet përkujtimor me pjesëmarrjen e ambasadorit të Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, përfaqësuesve të tjerë të institucioneve turke, përfaqësuesve të institucioneve lokale, si dhe qytetarëve.

Pas vendosjes së kurorave me lule në Memorialin “Hasan Riza Pasha”, aktiviteti më pas vazhdoi në ambientet e Tetarit “Migjeni”, ku pjesë e tij ishin edhe korrespondenti i luftës Samet Doğan, veterani i 15 Korrikut, Sabri Gündüz dhe të ftuar të tjerë.

Ambasadori Yörük gjatë fjalës përshëndetëse në aktivitet tha se tentativa e grusht shtetit e 15 korrikut u organizua nga anëtarët terroristë të FETO-s të instaluar fshehurazi dhe dinakërisht në institucionet shtetërore turke dhe në forcat e armatosura.

“Kjo tentativë tradhtare në të cilën ranë dëshmorë 251 bijë dhe mijëra shtetas tanë u plagosën, është lëvizja terroriste më e përgjakshme e përjetuar në historinë e Republikës së Turqisë. Kjo lëvizje e përgjakshme terroriste dhe kjo tentativë për grusht shteti u la e pa rezultat falë mbrojtjes që demonstroi populli turk në këmbim të gjakut dhe jetës për rendin kushtetues, parlamentin dhe qeverinë legjitime”, u shpreh ambasadori turk.

Ai theksoi se populli turk i shtypi terroristët tradhtarë duke iu përgjigjur menjëherë thirrjes së presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe shtoi se “Ajo natë ku njerëzit tanë u dyndën rrugëve për demokracinë dhe ranë dëshmorë në përplasje me anëtarët terroristë tradhtarë të FETO-s nuk do të fshihet kurrë nga memoria e popullit turk. Sot jemi së bashku me veteranët tanë të ardhur nga Turqia dhe ne nuk do t’i harrojmë kurrë këta heronj.”

Ambasadori i Turqisë në Tiranë u shpreh më tej se FETO e vazhdon ekzistencën e saj në Shqipëri në sektorët e arsimit, shëndetësisë dhe çështjeve fetare.

“Me thellimin e ekzistencës së FETO-s në Shqipëri do të rritet edhe dëmi që do ju shkaktojë. Anëtarët e FETO-s e adhurojnë në një formë të zvetnuar Fetullah Gülenin, i cili e sheh veten si imam i universit dhe mehdi. Këta tradhëtarë që sot me heshtje luajnë rolin e viktimës me një urdhër që mund të marrin nesër mund të ju dalin përpara si të droguar të armatosur e të etur për gjak. Anëtarët e kësaj organizate të fshehtë kriminale do të vazhdojmë të ja dorëzojmë drejtësisë kudo ata të gjenden nëpër botë. Nuk do të mbeten pa u ndëshkuar krimet e tyre terroriste dhe ata që i kanë ndihmuar”, tha Yörük.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe drejtori i Institutit “Yunus Emre” Shkodër, Zafer Kıyıcı, i cila tha se janë mbledhur sot për ditën përkujtimore të 15 Korrikut. “Në natën e 15 korrikut tradhtarët e atdheut që donin të zhduknin shtetin tonë, kombin, demokracinë, Republikën tonë dhe të ardhmen tonë të ndritur ndërmorën veprime duke i drejtuar armët e vetë kombit këtij populli të shenjtë dhe sakrifikues dhe u përfshinë në një tentativë të përgjaksjme për grusht shteti”, theksoi Kıyıcı.

Veterani Sabri Gündüz, duke treguar momentet nga tentativa për grusht shteti u shpreh se: “Jam një nga ata që e ka përjetuar më keq 15 korrikun. Ishte një mbrëmje tepër e vështirë për vendin tonë dhe shtetin tonë. Unë sa herë rrëfej atë natë e përjetoj përsëri.”

Ndërsa korrespondenti i luftës Samet Doğan, në lidhje me përjetimet e tij për natën e 15 korrikut tha se “Unë kisha qenë dëshmitar i disa luftërave, por për herë të parë po ndeshesha me një grusht shteti, me një puç. Kisha dëgjuar më parë për grushtet e shtetit në Turqi, por nuk i kisha përjetuar. Kur ndodh kjo mendon për gjithë vendin tënd. Njerëzit nuk kishin frikë dhe të gjithë ishin së bashku. 15 korriku ishte një ditë e veçantë për mua, filloi një ditë e gëzuar, por përfundoi me rënien dëshmorë të një shoku tim tepër të afërm”.

Për të pranishmit u shfaqën edhe dokumentarë për 15 Korrikun dhe u hap edhe ekspozita me fotografi të Anadolu Agency me momentet gjatë dhe pas tentativës për grusht shteti. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur edhe në ambientet e Institutit “Yunus Emre” Shkodër në datat 16-31 korrik.

Turqia më 15 korrik shënon përvjetorin e tretë të tentativës për grusht shteti organizuar nga organizata terroriste FETO, gjatë së cilës u martirizuan 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi